Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali/ Një protezë në Spitalin e Traumës kushton 3 mijë euro, ministrja “ka humbur” në propagandën e vaksinave

22:15 31/03/2021
Reading Time: 4 min lexim

Një tjetër skandal i shëndetësisë shqiptare është bërë publik në media mbrëmjen e sotme. Në emisionin “Fiks Fare” një qytetarë ka denoncuar një rast korrupsioni nga bluzat e bardha. Ai u detyrua të paguante 3 mijë euro për një protezë të këmbës, të cilën duhet ta merrte falas.

Qytetari Isa Blloku, 31 vjeç nga fshati Dardhë i Librazhdit, i diagnostifikuar me Coxartros sinistro, bëri publik rastin e tij në emsion. Ai ka treguar se në nëntor të vitit 2011 ka bërë operacion për vendosjen e një proteze për të cilin ka paguar 3 mijë euro. 3 vite më parë ai u diagnostifikua edhe në këmbën tjetër dhe kontaktoi mjekun Sokrat Bërdufi i cili e kishte operuar edhe para 10 vitesh kundrejt shumës së majme. Edhe këtë herë mjeku e ka kryer operacionin në të njëjtën mënyrë si në 2011-ën, por i kërkoi pacinetit 2800 euro, „meqë e njihte“.

Duke mos pasur mundësi ekonomike për të paguar, Isa Blloku vendoset në listën e pritjes për të marrë një protezë falas nga Spitali i Traumës. Edhe pas pesë vitesh, atij ende nuk i ka ardhur radha për protezën, ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar.

Në rastin e denoncuar Isa Blloku takon edhe mjekun Sokrat Bërdufi dhe ky i fundit që në fillim e pyet „a i ke lekët?“. Në momentin që pacienti i përgjigjet se do mundohet t’i gjejë, Bërdufi i kërkon të njëjten shifër si në operacionin e parë, por gjatë bisedës i bën një ulje prej 200 eurosh.

” Do flas edhe me këta që të të bëjmë një skonto deri në 2800 euro dhe duhet të gjeshë vetë dy litra gjak” shprehet mjeku Bërdufi.

Në momentin që qytetari e pyet mjekun se në cilën datë do e lënë ndërhyrjen ai i përgjigjet se “duhet të bëhesh gati njëherë pastaj shohim”. Kur të jenë gati edhe lekët, atëherë do bëhet edhe operacioni. Ndër të tjera Bërdufi propozon që ndërhyrhja mund të bëhet edhe në spitalin e Elbasanit.

Emisioni Fiks Fare u interesuaa pranë drejtorisë së Spiatlit Ushtarak në lidhje me listën e pritjes së protezave. Gazetarëve të Fiksit u pohohet se lista nuk ka lëvizur fare pasi janë pezulluar operacionet e planifikuara , ku pacientët mund të përfitojnë protezat falas, kjo për shkak të pandemisë covid -19. Në këtë spital vazhdojnë ndërhyrjet vetëm për rastet emergjente.

Në vitin 2016, ish ministri i Shëndetësisë , Ilir Beqaj, do të deklaronte se protezat për pacientët do të financoheshin nga buxheti i shtetit. Po sa para u shpenzuan asokohe për protezat dhe aktualisht a financohen nga buxheti i shtetit? Fiks Fare i jep përgjigje këtyre pyetjeve me anë të dokumentave të siguruara mbi tenderat e kryera nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali Universitar i Traumës pas vitet 2016.
Sipas dokumentave, në datë 30 nëntor 2016, Ministria e Shëndetësisë, ka akorduar 60 milion lekë për “materiale mjeksore ortopedike” për Spitalin e Traumës. Nje kontratë me afat 24 muaj.

Pas përfundimit të saj, Spitali i Traumës, rishpall tenderin më datë 5 gusht 2019, me fond 195 milion lekë , po me afat 24 muaj. Por që sipas dokumenteve ky tender është anuluar në datën 9 shtator, pasi asnjë firmë nuk përmbushte kushtet e kërkuara.

Në shtator të 2019, Spitali i Traumës bën një tender emergjent për proteza, me fond 15 milion lekë. Ndërkohë që në të njëjtën kohë rishpall tenderin kryesor.

Sipas dokumentave, fituesit e tenderit kryesor me fond 2 milion euro janë shpallur në datën 28 tetor 2019. Firma fituese duhet të furnizonte me proteza Spitalin e Traumës për një përiudhë 2 vjeçare. Kjo kontratë përfundon në tetor të 2021. Por edhe pse kontrata vazhdon të jetë në fuqi, 31 vjeçarit që u ankua në Fiks Fare i duhet ta sigurojë privatisht protezën, ose duhet të presë operacionin e planifikuar edhe pse ka 5 vite që pret. (Top Channel)

Skandalet e njëpasnjëshme të publikuara në media e tregojnë se në çfarë gjendje të mjerueshme është shëndetësia publike në Shqipëri. Rasti “Tire“ në Sanatorium  ishte vetëm maja e asbergut e korrupsionit. Skandaloz ishte edhe rasti kur një pacient u la të vdiste në rrugë pasi spitali nuk e pranonte sepse ishte “i palarë“ apo rasti kur një qytetar humbi jetën pasi ambulanca e la disa minuta në mes të rrugës për t’u furnizuar me karburant.

Ndërkohë, qeveria duket se ka mbyllur sy e vesh dhe është e përqendruar vetëm se si të mbulojë keqmenaxhimin e pandemisë. Ministrja Ogerta Manastirliu jo vetëm që nuk ka një reagim konkret për rastet e korrupisonit, por i merr detyrën institucioneve përkatëse duke bërë çdo ditë raportin e vaksinimeve. Edhe vaksinat, pas muajsh pritjeje dhe saisë qesharake të dozave, erdhën masivisht vetëm një muaj para zgjedhjeve. Dhe kjo falë “marrëdhënieve të mira“ me presidentin turk, Rexhep Erdogan me të cilin Rama duket se ka një afeksion aq të madh sa vaksinat e Sinovac në Shqipëri do të vijnë me anë të distributorit turk “Keymen Ilaç”. Dhe kjo jo natyrisht pa një çmim pasi Turqia po përfiton nga marrëveshjet për të futur gjuhën dhe kulturën e saj në librat shkollorë.

 

Etiketa: skandalispitali traumes

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Rezultatet/ Shqipëria bën detyrën ndaj San Marinos, Kosova dorëzohet para Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.