Skip to content
Aktualitet

Foto/ Grabitet argjendaria në Gjirokastër, autorët kërcënojnë me armë shitësin

· 2 min lexim

Një grabitje me armë ka nodhur në Gjirokastër këtë pasdite . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “18 Shtatori” të qytetit jugor. Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të konsiderueshme sendesh të çmuara. Gjithashtu bëhet me dije se autorët kanë qenë dy persona dhe janë larguar me një makinë tip “Golf”, ngjyrë e bardhë. Në momentin e grabitjes njëri person ka kërcënuar shitësin me armë, ndërsa tjetri ka marrë sendet me vlerë . Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në mënyrë që të bëjë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kërkuar prova që do të shërbejnë për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen  “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.