Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë disa deklarata të forta lidhur me blejren e votave. Në emsionin “Tempora“ të gazetares Sonila Meço, Kryemadhi ka thënë se do i dërgoj letër Ardi veliut për blerjen e votave me anë të legalizimeve, punësimeve e darkave me grupe kriminale. Ajo ka thënë se këto i ka të faktuara me foto dhe se “Dosja 184“ nuk është asgjë para fotove të Velijt me kriminelë që i kërcënon me OFL-në
“Ka blerje vote nëpërmjet legalizimeve, punësimeve dhe nëpërmjet drekave të ngushta me grupe të caktuara kriminale. Do i bëj letër Ardi Veliut. Me fotografi. I kam të faktuara. Po sigurisht mi. U bëmë të vjetër ne. I kam me foto dhe gjëra. Nuk është gjë 184 para fotove të Veliaj me kriminelë që i kërcënon me OFL-në,”-tha Kryemadhi.
Ajo gjithashtu i është rikthyer aferës së inceneratorëve duke thënë se janë duke bërë gati dosjet për prokurorët dhe diçka të tillë do ta bëjnë edhe me tenderin e pishave që janë tharë në autostradën Tiranë-Durrës.
“Për të qenë korrekt dhe të saktë me opinionin publik, ne po ua bëjmë gati dosjet prokurorëve, duke u evidentuar edhe ligjet të cilat janë shkelur në rastin e inceneratorët. Këtë gjë do ta bëjmë edhe me tenderin e pishave që janë tharë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ekranet janë të uzurpuara dhe ministritë nuk të japin informacion, edhe pse ajo është e kundraligjshme. Ky kalvar do të marrë fund në 25 prill. Dosjet do të jenë atje për drejtësinë”. Tha kryetarja e LSI.