Skip to content
Aktualitet

Detajet/ Zbardhet dëshmia e të penduarit: “Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit”

· 2 min lexim

Janë zbuluar detaje nga dëshima e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi i cili në vitin 2012 ekzekutoi Gentian Beqirin dhe babanë e tij, Nezirin. Gazetarja Klodiana Lala ka mundur të sigurojë një pjesë nga dosja e Çapjave, ndërsa i penduari ka treguar se vrasjen e ka kryer në bashkëpunim me Olsi Lekun, ndërsa në rolin e ndihmësit ka qenë Etien Cani. Më tej Bardhi ka thënë se Ardian Çapja i ka ofruar 50 mijë euro nga  për ekzekutimin.

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Realizimi i vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia, pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij”, ka thënë Bardhi gjatë dëshmisë.

Ai ka treguar se lekët që morën nga Çapjat për ekzekutimin u përdorën më vonë për t’u investuar në trafik hashashi, por sasia u kap nga policia.

Ndërkohë, ndihmësi Etien Cani u zbulua nga mesazhet që kishte shkëmbyer me të dashurën.

Ardian Çapja u arrestua ditën e djeshme nga forcat RENEA pasi cilësohet si kreu i grupit criminal të Elbasanit dhe organizatori e financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit.

Gentian Beqiri dyshohej si një nga vrasësit e Sokol Capjas në vitin 2005 ndërsa ruhej vazhdimisht nga policia pasi ishte në arrest shtëpie.