Skip to content
Aktualitet

U shpall “Dëshmor i Atdheut”/ Reagojnë familjarët e Arjan Salës: Dhimbja është njësoj!

· 2 min lexim

Në një prononcim për media, xhaxhai i Arjan Salës ka shprehur mirënjohjen për titullin “Dëshmor i Atdheut”, titull i cili u firmos nga ministri Niko Peleshi.

Familjarët e 33 vjeçarit  e vlerësuan që politikanë të majtë e të djathtë iu gjendën afër familjes së viktimës 33 vjeçare.

Po ashtu ai u shpreh se dorëzimi i certifikatës “Dëshmor i Atdheut” ishte më e mira e mundshme për lehtësimin e dhimbjes.

“Ilir Meta, Edi Rama, të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm. Nuk duam ta politizojmë çështjen. Kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i Atdheut” dhe mendoj ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Sa të qanin shumë nëna do të qaj vetëm një nënë sot. Kemi pasur mbështetje nga të gjithë”, tha ai.

Mëngjesin e sotëm, në familjen e Arjan Salës shkuan për vizitë figura të larta të shtetit, siç ishte kryeministri Edi Rama, kryebashkikau Eriobn Veliaj e deputetë të tjerë.

Kujtojmë se 32-vjeçari, humbi jetën në një magazinë ku ra zjarri,  si pasoj e një shkëndije elektrike.  Arjan Sala punonte si shef sigurie në qendrën tregtare, ku shpëtoi 25 persona dhe u bllokua mes flakëve, ku  humbi dhe  jetën.

Kryeministri Rama kërkoi pak ditë më parë që Sala të shpallej dëshmor i Atdheut, pasi trupi i tij u gjet në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”, në tentativë për të shpëtuar të tjerët, mirëpo fatkeqësisht mbeti i bllokuar dhe më pas, ndërroi jetë.

Arjan Sala, 32-vjeç, ishte babai i një vajze të mitur dhe prej vitesh ishte punonjës sigurimi te “Casa Italia”. Trupi i tij u gjet 3 ditë pas zjarrit që ra tek ambienti ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qëndruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Trupi i tij u nxor me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse, vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv.

Arjan Sala u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.