Është mbyllur me rezultatin 0-2 ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. I vetmi shans i artë për kuqezinjtë tanë ishte me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.
Ndërkohë “Tre Luanët” e Anglisë patën nën kontroll pjesën tjetër të ndeshjes pasi realizuan fillimisht me anë të Kejn në minutën e 38-të, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës. Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti i Çelsit, Maunt, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të Gjimshitit, duke mposhtur Berishën. Anglia u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Shqipëria do të luajë mbas 3 ditësh me San Marinon në transfertë.
Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas fitores 1-0 në Andorra, ndërsa anglezët shkatërruan San Marinon me rezultatin 5-0. Ndeshja e sotme do të jetë mjaft e vështirë, pasi Anglia është pretendentja kryesore e Grupit I dhe arriti të shënonte që në pjesën e parë. Trajneri Edi Reja zgjodhi të ndryshojë formacion ditën e sotme, duke luajtur me skemën 4-3-3. Në portë Berisha, në mbrojtje Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, mesfusha Memolla, Bare, Laçi, ndërsa Uzuni, Cikalleshi, Broja janë në sulm.
Ndërsa Anglia luajti me skemën 4-3-3 me Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Stërling. Kejn, Trajner: G. Southgejt.