Skip to content
Uncategorized

Mbyllet pjesa e parë/ Anglia kalon në avantazh ndaj Shqipërisë me golin e Harry Kane

· 2 min lexim

Është mbyllur pjesa e parë parë e sfidës mes Anglisë dhe Shqipërisë që po luhet në stadiumin “Air Albania”. Kanë qenë anglezët ata që kanë shënuar golin e parë me anë të sulmuesit Harry Kane duke kaluar në avantazh. Goli është shënuar në minutën e 38-të nga një aksion pa shumë pretendime, por falë të cilit kapiteni anglez arriti të kalonte në avantazh skuadrën e tij. Po ashtu Kane humbi një tjetër mundësi në mbyllje të pjesës së parë të ndeshjes.

Në minutën e 13-të sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni humbi një rast të artë, për të kaluar të besuarit e Rejës në avantazh.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas fitores 1-0 në Andorra, ndërsa anglezët shkatërruan San Marinon me rezultatin 5-0. Ndeshja e sotme do të jetë mjaft e vështirë, pasi Anglia është pretendentja kryesore e Grupit I dhe arriti të shënonte që në pjesën e parë. Trajneri Edi Reja ka zgjedhur të ndryshojë formacion ditën e sotme, duke luajtur me skemën 4-3-3. Në postë  Berisha, në mbrojtje  Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, mesfusha përbëhet nga  Memolla, Bare, Laçi, ndërsa  Uzuni, Cikalleshi, Broja janë në sulm.

Po ashtu Anglia luan me skemën 4-3-3 me  Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling. Kejn, Trajner: G. Southgejt.