Të tjera detaje dalin në dritë nga zjarri që ndodhi në magazinat e një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, ku fatkeqësisht humbi jetën 33-vjeçari Arjan Sala. Ngjarja ndodhi pasdites e së mërkurës. Nga hetimet e policisë, rezulton se zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike nga një tel rrymepercjelles që lidhej me një ndriçues.
Po ashtu, mësohet se zjarri është konstatuar nga punonjësit e magazinës, të cilët po shkarkonin një kamion. Ndonëse ata kanë ndërhyrë me fikse dore për të fikur zjarrin, për shkak të materialeve të djegshme plastike vatra është riaktivizuar me i fuqishëm ku edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e veshtirë.
Paralelisht, me dokumentimin e shkakut të zjarrit po hetohet nga ana e policisë dhe prokurorisë edhe për shkaqet e vdekjes se 33-vjeçarit Arjan Sala. Po verifikohet nese jane zbatuar si duhet masat kundër zjarrit ne objekt dhe për faktin nëse kanë qenë apo jo funksionale sinjalistikat dhe daljet e emergjences.
Trupi i 33 vjecarit u gjet dje gjatë natës në fund te magazinës pas një dere metalike të mbyllur, vetëm pas 50 orë kërkimesh. Arjan Sala shpëtoi jetën e 20 personave para se të mbetej i bllokuar në magazinat e qendrës tregtare, për të ndërruar më pas jetë…