Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka pushtuar mediat rozë ditët e fundit.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.
Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.
Ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ashtu si të gjitha vajzat, edhe ajo ka vendosur të ndryshojë look pas ndarjes. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, duke hequr dorë nga flokët biond dhe portokalli. Kjo do të thotë se Tea e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me Beartin dhe është gati për një histori të re.
Kujtojmë se Tea nuk ka bërë asnjë reagim për ndarjen, por para pak ditësh postoi në rrjete sociale një video që u përkthye si thumb për Beartin. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë. Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartim/iconstyle. .