Ngjarja e të ndjerit Arjan Sala është kryefjala e ditës së sotme, pasi 32-vjeçari u gjet i pajetë pas tre ditësh kërkime. Dalin edhe pamjet se si zjarrëfikësit kanë luftuar me flakët në ambientet e qendrës tregtare “Casa Italia”. Pas tre ditësh flakë të mëdha dhe pamundësie për të neutralizuar e fikur zjarrin, duket se në fund ia kanë dalë.
Beteja ishte tepër të vështirë, si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave. Zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 32-vjeçarit Arjan Sala. Nga pamjet, shihen se si të pajisura me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, zjarrfikësit kanë dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit për të luftuar me flakët, pavarësisht vështirësive tepër të mëdha dhe për jetën e tyre. Që me marrjen e telefonatës, efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por materialet që janë djegur janë brenda magazinës janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.
Pas tre ditësh kërkime dhe betejë kundër flakëve, zjarrfikësit arritën të gjenin trupin e pajetë të Arjan Salës, i cili me heroizmat e tij, ka shpëtuar 20 jetë të tjera para se flakët e mëdha ta bllokonin brenda godinës, deri sa ndërroi jetë.