Partia Socialsite ka nisur zyrtarisht fushatën në sheshin “Skënderbej”. Çelja e fushatës ka nisur me ekzekutimin e ‘Himnit Kombëtar’ të kënduar nga këngëtarja Vikena Kamenica. Në shesh kanë mbërritur 140 kandidatët për deputetë, ndërsa nuk është lejuar asnjë qytetar për shkak të masave kufizuese të pandemisë. Po ashtu në shesh ka mbërritur edhe kryeministri Rama që do të mbëj fjalimin hapës.
Fjalën fillimisht e ka marrë kandidatja e PS për Shkodrën, Edona Bilali e cila ka thënë se PS duhet të vazhdojë punën që ka nisur.
“Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur që politika të sillej më mirë me Shkodrën, e kam fjalën edhe për PS, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit për këtë qytet., Më pas fjalën e ka marrë Petrit Malaj, për të vazhduar më pas me kandidatët e tjerë”, ka thene ajo.
Mes kandidatëve që kanë folur ka qenë edh e ish-ministrja e Arsimit dhe kandidatja e PS për Lezhën, Lindita Nikolla.
Po ashtu fushata ka nisur edhe në kampin kundërshtar, ku janë grumbulluar shumë qytetarë, ndryshe nga zgjedhja e kryeministrit Rama për të mos lejuar njerëz në nisje të fushatës.
Për Partinë Socialiste po e marrin shkurtimisht fjalën kryesuesit e listës në çdo qark të vendit.
https://www.facebook.com/watch/?v=3640756352690257