Zbardhet dinamika e plotë se si ka ndodhur ngjarja në magazinën që vijon të digjet që prej pasdites së të mërkurës. Magazina 1000 m², i është dhënë me qira një subjekti privat për tregtimin e rrobave, nga administratorët e qendrës tregtare.
Pasditen e djeshme, ka mbërritur një kamion me rroba. Disa punëtorë kanë qenë duke shkarkuar kamionin. Sapo është hapur vatra e zjarrit, njëri prej punonjësve të sigurisë ka lajmëruar në radio se ka rënë zjarr. 33-vjeçari Arjan Sala, ka shkuar drejt vatrës me bombolën e fikses së zjarrit, ndërsa kolegu i tij ka dalë jashtë për marrjen e një bombole tjetër.
Për disa sekonda, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme. Ndërkohë një ditë më parë, policia në njoftimin zyrtar tha: “Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
Fillimisht, u raportua se vetëm shtetasi Arjan Sala, 33-vjeç, ishte i bllokuar brenda ambienteve të godinës, por pas detajeve të fundit, dyshohet edhe për dy persona të tjerë, një prej tyre vetëm 17-vjeç.
https://streamable.com/l2ytkr