Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në një deklaratë për mediat rreth situatës ekonomike në vend, ku ka thënë se aktiviteti ekonomik pritet të normalizohet për dy vjet. Sejko ka deklaruar se inflacioni është më i ulët nga se pritej, ndërsa të ardhurat buxhetore kanë pësuar një rënie të lehtë. Sejko tha se ecuria ekonomike është ndikuar edhe nga çmimet e ushqimeve.
“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. Të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë”, tha Sejko.
Më tej Guvernatori është shprehur se parashikimet për të ardhmen do të varen nga situate e pandemisë. Po ashtu politika e ndjekur është për promovimin e monedhës kombëtare. Gjithashtu Sejko tha se masat kufizuese ndikuan në punësim.
“Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”, tha Sejko.