Është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili ka njoftuar se do të mbeten në fuqi të njejtat masa anti-covid.
“Komiteti ka vendosur që masat që kanë qenë të efektshme, të mbeten enë të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera. Vijon të jetë e njëjta orë policore”, tha Rakacolli.
Ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare në vend, Skender Brataj tha se është ulur numri i thirrjeve në urgjencë dhe misioni i bluzave të bardha.
“Në urgjencën kombëtare ka një ulje të thirrjeve me 1500. Edhe numri i misioneve për covid ka rënë në 100”, tha mjeku.
Kujtojmë se pak ditë më parë ndodhi një ndryshim i urdhrit të publikuar në fletoren zyrtare. Ndryshimi konsitonte nga “deri në një urdhër të dytë”, në “deri në datën 25.3.2021”.
Pjesë nga reagimi:
“Ka një tendencë ulje, që është e qëndrueshme. Këto shifra janë si rezultat i efikasitetit të masave të propozuara nga Komiteti, por dhe një tendence pozitive në respektimin e masave nga popullata. Nga ana tjetër, siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar, Europa po përballet me rritje të numrit të rasteve dhe disa vende po hyjnë në valën e tretë. Rritje të rasteve kemi në Itali, dhe Gjermani. Pavarësisht uljes së indikatorëve, mbeten në nivelin që të sugjerojnë që situata vazhdon të jetë delikate, dhe jo të kënaqur., ndaj komiteti ka vendosur që masat që kanë qenë të efektshme, të mbeten enë të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera. Vijon të jetë e njëjta orë policore.”