Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se javën tjetër do të vijnë vaksinat kineze dhe pritet të fillojë vaksinimi masiv.
‘’Sot finalizojmë aktin normativ për distributorin që kemi autorizua. Sot përmbyllet. Dhe besoj që nga java tjetër fillojmë vaksinimi masiv.’’– tha Manastirliu.
Nga Kamza, ku ka ndjekur dhe procesin e vaksinimit, Manastirliu thotë se sot nënshkruhet akti normativ për vaksinat kineze të cilat do të merren nëpërmjet distributorit turk.
Gjithashtu kryeministri ka dhe një lajm për të moshuarit, por tha se do të presë një moment të dytë për ta bërë publike.
“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Shqipëri erdhën dhe vaksinat ruse. Edhe pse fillimisht oferta e Rusisë u quajt si provokim nga kryeministri, u pranuan në aeroport rreth 10 mijë doza dhuratë nga Princi i emirateve të Bashkuara.