Deputetja demokrate Grida Duma, ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Në një prononcim për media, Duma ka thënë se dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.
Kujtojmë se padia e ngritur ndaj kryebashkiakut lidhet me reagimin e Erion Veliajt, pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane. Veliaj e ka quajtur Grida Dumën “trafikante apartamentesh.
Pjesë nga deklarata:
“Do t’i shërbejmë demokracisë dhe ndërtimit të saj hap pas hapi, për të nisur një etapë ku ndëshkimi nuk është më luks, por rregull loje.
Jemi drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Dhomës Penale sepse qëndron në detyrimin e shtetasit Erion Luan Veliaj të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij. Dispozita ligjore është Neni 120, paragrafi 2 i Kodi Penal, dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.
Unë deklaroj se ky dëm do ti shkoj shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Drejtësia është besim. Vlera e fjalës nuk është një kështjellë rëre. Do të hedhim një tullë për të thënë boll më me mashtrime të hedhura në ajër. Vlen të theksojmë që sot jemi para faktit të kryer që SPAK ka nisur hetimet (Ndragheta-n)
Padia e ngritur ndaj kryebashkiakut lidhet me reagimin e Erion Veliajt, pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane. Veliaj e ka quajtur Grida Dumën “trafikante apartamentesh”.
“E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”,