Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi hendekun në rritje midis numrit të vaksinave të koronavirusit të administruara në vendet e pasura dhe të varfra, duke e quajtur pabarazinë një “zemërim moral” global. OBSH ritikoi kombet e pasura që po vaksinojnë me rrezik të ulët të zhvillimit të sëmundjes Covid-19, duke thënë troç se ata po kushtonin jetën e njerëzve më të prekshëm në vendet me të ardhura të ulëta.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “tronditëse” sa pak ishte bërë për të shmangur një “dështim moral katastrofik” plotësisht të parashikueshëm për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave në të gjithë botën. Hendeku ishte “duke u rritur dhe duke u bërë më grotesk çdo ditë,” tha ai në një konference shtypi.
“Vendet që tani po vaksinojnë njerëz të rinj dhe të shëndetshëm me rrezik të ulët të sëmundjes po e bëjnë këtë me koston e jetës së punonjësve shëndetësorë, njerëzve të moshuar dhe grupeve të tjerë në rrezik në vendet e tjera,” tha Tedros.
“Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave nuk është vetëm një zemërim moral. Ajo është gjithashtu ekonomikisht dhe epidemiologjikisht vetë-shkatërruese. Disa vende po garojnë për të vaksinuar të gjithë popullsinë e tyre – ndërsa vendet e tjera nuk kanë asgjë.”
Tedros tha se vendet e pasura po i jepnin vetes një ndjenjë false të sigurisë. Shefi i agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara tha që sa më shumë transmetohet virusi, aq më shumë variante ka të ngjarë të shfaqen – dhe sa më shumë nga ato që dalin, aq më shumë gjasa ka që të shmangin vaksinat.
Më shumë se 455 milion doza të vaksinave Covid-19 janë injektuar në 162 territore në të gjithë botën Rreth 56 përqind e dozave janë administruar në vendet me të ardhura të larta që përbëjnë 16 përqind të popullsisë globale. Vetëm 0,1 përqind janë administruar në 29 vendet me të ardhura më të ulta, shtëpia e nëntë përqind të popullsisë globale.
Skema globale e ndarjes së vaksinave Covax siguron që 92 nga ekonomitë më të varfra në botë mund të kenë qasje në dozat e vaksinave, me koston e mbuluar nga donatorët. Deri më tani ka shpërndarë më shumë se 31 milion doza në 57 vende. Skema synon të shpërndajë doza të mjaftueshme për të vaksinuar deri në 27 përqind të popullsisë në ato 92 ekonomi deri në fund të vitit.