Albin Kurti ka marrë sot zyrtarisht postin si kryeministër i Kosovës. Ka qenë ish-kryeministri Avdullah Hoti, ai që i ka dorëzuar detyrën Kurtit. Ceremonia është kryer në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë se kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur të hënën, menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.
Qeveria e re e Kosovës u votua ditën e djeshme me 67 vota pro dhe 30 kundër.
QEVERIA “KURTI 2”:
Kryeministër, Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka