Skip to content
Aktualitet

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një person mbetet i plagosur

· 2 min lexim

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës në lagjen nr.4. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërsa është plagosur 25-vjeçari Arbër Tivari. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, Erdit Buqpapaj dhe po punon për kapjen e tij.

Ndërkohë, syri.net ka publikuar pamje nga vend ii ngjarjes ku shihen njollat e gjakut në brendësi të një pallati.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

 

Mbrëmjen e djeshme pati po ashtu një plagosje me armë zjarri në Shkodër në lagjen “Mark Lula”. I plagosur mbeti i riu Mikel Fusha, i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtunë Shkodër pati përplasje me armë zjarri edhe dy netë më parë ku mbetën të plagosur vëllezërit Marjan dhe Hot Doçaj.