Ekzekutimi i ‘Mond Çekiçit’/ Deklarata e fortë e Hoxhës: Iu dha mesazh këtyre dy emrave!
Pas ekzekutimit të anëtarit të bandës së Durrësit “Mond Çekiçit”, ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha.
Në një intervistë të dhënë për “ABCnews”, Hoxha tha se vrasja me breshëri plumbash u bë për tu dhënë një mesazh të qartë 2 personazheve të tjera të bandës, Plarent Dervishajt dhe Lulzim Berishës.
“Plarent Dervishaj ishte emër shumë i madh në Durrës, nuk ishte goditur ndonjëherë. Një nga njerëzit më të afërm të Berishës. Kishin një ftohje, por në këto momente, njeriu më përfaqësues i të dyve në Durrës ishte Çekiçi…Në mungesë të atyre që quhen si drejtues të bandës së Durrësit, njeriu më i rëndësishëm pas tyre ishte Çekiçi.”, deklaroi Hoxha.
Duke bërë një krahasim me mënyrën sesi u bë atentati ndaj Plarent Dervishajt në qershor të vitit 2019 në Shkozet, gazetari gjykon se po t’i shohësh të dyja ngjarjet duken thuajse identike.
“Autorët ishin veshur njëlloj si në vrasjen e Çekiçit, më uniforma policie, me kallashnikovë. Moskoordinimi i tyre, bëri që shoferi ta çonte fuoristradën rreth një godine, u ul dhe pati mundësi të zbriste. Po t’i shohim të dyja ngjarjet janë identike. Nuk është çudi që të jenë të njëjtët autorë, nuk u zbuluan.”
Kujtojmë se viktima e ekzekutimit të 20 marsit në Durrës ishte një emër mjaft i njohur për policinë.
“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.