Kreu i kadastrës Artan Lame ka sulmuar këtë të hënë programin e Partisë Demokratike për çështjen e pronave.
Në një deklaratë për media, Lame tha se në programin e PD nuk ka asgjë të re, duke akuzuar opozitën se është bazuar në të njejtën logjik si programi i paraqitur nga PS.
“Unë e pashë me shumë kujdes programin e PD në fushën e pronës. Nga njëra anë mund të them me vetëdije të plotë se pata një kënaqësi të brendshme, se nuk kishin shpikur asgjë të re, por vazhdohej me logjiken tonë institucionale. Çdo njeri e kuptin se nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur çështjen e pronës përveç asaj ku kemin hyrë”, u shpreh Artan Lame.
Pjesë nga reagimi:
“Për arsye elektorale që shpresoj të mbeten në këtë limit sepse nuk besoj se i kanë seriozisht, pretendohet që të anulohet ligji 2020, vetë Basha e tha hapur këtë në prezantimin e programit për reformën e pronës, që pika e tyre në këtë fushë ishte anulimi i ligjit 2020. Për fat të mirë, këtë gjë nuk e tha ekspertoja që foli pas tij. Sepse e kuptoi edhe ajo që është marrëzi ta thuash. Aty u duk që brenda PD, kryetari Basha me eksperten që kishin marrë ishin në përplasje në atë që propozonin. U tha që PD pretendon se do vazhdojë kthimin fizik të pronës. Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund ti bëhet pronarëve në këtë fushë. Nuk mund të bëhet më kthim fizik të ish- pronarëve sepse Shqipëria është 28 mijë km katror dhe jo 280 mijë.
Unë e pashë me shumë kujdes programin e PD në fushën e pronës. Nga njëra anë mund të them me vetëdije të plotë se pata një kënaqësi të brendshme, se nuk kishin shpikur asgjë të re, por vazhdohej me logjiken tonë institucionale. Çdo njeri e kuptin se nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur çështjen e pronës përveç asaj ku kemin hyrë.”