Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar në facebook-un e tij rezultatet e një studimi që tregon se antitrupat e versionit fillestar të koronavirusit, funksionojnë edhe kundër variantit të ri të Afrikës së Jugut. Studimi tregon gjithashtu se antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve që morën pjesë në të e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor. Po ashtu vaksina Moderna ishte efektive ndaj këtij mutacioni. Alimehmeti shkruan se ata që e kanë kaluar virusin duhet të rrinë të qetë, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar duhet të vaksinohen, ndërsa bën thirrje që njerëzit të besojnë te shkenca.
Postimi i plotë:
Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.
🇺🇲 Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.
🩸Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:
👉 të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2
👉 të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe
👉 të pacientëve të vaksinuar me Moderna.
📃 Gjetjet:
✅ Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por
✅ Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.
📃 Pra, është si të thuash se:
🥾 Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!🦗
📃 Autorët dalin në përfundimet e qarta se:
✅ Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.
✅ Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.
✅ Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.
📃 Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:
🙏 Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.
💉 Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.
🙏 Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike.
📺 Fikni televizorët/mediat, ato veprojnë vetëm nëse ne u japim hapësirë personale mediatike që të na shqetësojnë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Për detaje:
https://www.cell.com/cell…/fulltext/S1931-3128(21)00137-2