Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbremjen e sotme në Shkodër në lagjen “Mark Lula. I plagosur në lokalin ku punonte mbeti Mikel Fusha, i cili u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja nga nëna e Mikel Fushës.
Mësohet se ajo ka thënë se djali i saj dhe autori i ngjarjes janë konfliktzuar një javë më parë në lokalin ku Mikeli punonte. Sipas saj autori ka thyer tavolinat e lokalit. Ndër të tjera ajo ka treguar se autori kishte shkuar ditën e sotme në lokal me disa shokë dhe për më tepër policia ka qenë në dijeni të ngjarjes.
Ndërkohë dosja.al ka publikuar një video ku duket nëna e të plagosurit që shkon në vendin e ngjarjes duke qarë e ulëritur. Ndërkohë efektivët e policisë mundohen ta qetësojnë atë duke i afruar një telefon që të flasq me djalin.
Është dita e dytë radhazi që në Shkodër ka të shtëna me armë zjarri me pasojë plagosjen. Ditën e djeshme mbetën të plagosur vëllezërit Marjan dhe Hot Doçaj, ndërsa të dy u transportuan për në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se ndodhi për një konflikt të çastit.
https://www.facebook.com/dosja.alb/posts/1363758367318632