Një tjetër godinë me vlerë historike në Tiranë ka filluar të shembet dhe si gjithmonë nuk kanë munguar edhe reagimet. Fasada e maternitetit „Mbretëresha Geraldinë“ u shemb ditën e djeshme edhe pse vlera e saj arkitektonike e kulturore e përfshinte si një monument kulture të kategorisë së dytë. Pas zërave të shumtë që reaguan dhe e kundërshtuan shembjen e fasadën ka ardhur edhe ragimi i drejtoreshës së këtij institucioni, Elion Demaliaj. Në një postim ajo shkruan se pjesa e shembur do të rindërtohet, pasi ishte jashtë funksionit që nga tërmeti i shtatorit. Ajo thotë se projekti i ri e ruan autenticitetin dhe shtesa që ishte dëmtuar do të zgjerohet.
Postimi i plotë:
Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët.
Ky projekt ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.
Pjesa e shembur që do të ndërtohet, ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të orsalindurit. Ndërsa godina kryesore do të rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike të saj.
Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë por edhe do të dyfishohen kapacitetet, gjë që është mëse e nevojshme