Pas provokimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Mëngjesin e sotëm me një gjuhë të ashpër dhe ironizuese, Rama e quajti “hartë leshi” foton e postuar nga Vuçiç.
“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë.”, u shpreh ai.
Reagimi i kryeministrit erdhi pas publikimit të një fotoje nga Aleksandër Vuçiç, ku shihej qartë harta e Kosovës e mbuluar nga flamuri serb.
Ky veprim solli shumë reagime nga deputetë e ministra shqiptarë, të cilët e cilësuan provokim të hapur nga shteti Serb.
Pjesë nga reagimi:
“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.