Skip to content
Politikë

8 vjet që nuk është në pushtet, Yuri Kim zbulon pse Berisha u shpall tani “non grata”

· 2 min lexim

Ish-kryeministri, Sali Berisha  dhe familja e tij disa muaj më parë u shpall “non grata”, nga Departamenti Amerikan i Shtetit , kjo nënkupton që ata nuk mund të pajisen me vizë për të hyrë në SHBA.

Ndonëse Berisha ka 8 vite që nuk është në pushtet, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim  ka dhënë një intervistë të detajuar në VOA dhe ka thënë se vendimi u morë kaq vonë pasi këto procese kërkojnë kohë shumë të gjatë.  Gjithashtu ajo ka theksuar edhe një herë se ky vendim nuk është pjesë e ndonjë teorie konspiracioni, pasi Uashingtoni sipas saj nuk merret me diçka të tillë.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: A ju ka kërkuar informacion Zoti Basha?

Ambasadorja Kim: Ka kërkuar publikisht. E kemi dëgjuar. Kemi parë edhe deklaratat nga të tjerë. Kur vjen fjala tek Qeveria e SHBA, për këto përcaktime ekziston një proces.

Zëri i Amerikës: Pse masa ndaj zotit Berisha u mor tani, kur ai ka 8 vjet që nuk është në pushtet?

Ambasadorja Kim: Shkuarja deri në fund të këtyre proceseve kërkon një kohë të gjatë. Përsëris, dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë.