Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar Gjermanisë të mos strehojë burrat rusë që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur mobilizimin ushtarak, duke i përshkruar ata si një “rrezik për sigurinë”.
Ata janë “të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak”, tha ai më 30 tetor, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag.
Qindra mijëra rusë janë larguar nga Rusia që kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin ushtarak në fund të shtatorit.
Makeyev shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës, por tha se Berlini duhet të lëvizë me “më shumë shpejtësi”.
Në fund të fundit, Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”, shtoi ai. Makeyev u emërua ambasador i Ukrainës në Gjermani më 24 tetor, duke zëvendësuar Andriy Melnyk, i cili u largua në korrik.
Lufta Rusi-Ukrainë ka më shumë se 8 muaj e “ndezur” ndërkohë që sulnmet vazhdojnë herë pas here. Këtë muaj Rusia ka përdorur disa dronë të blerë nga Irani për të shkatërruar pika strategjike për Ukrainën. Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të ndajë informacione zbulimi në lidhje me dronët iranianë që po përdoren nga forcat ruse në Ukrainë, gjatë një takimi të mërkurën me presidentin amerikan Joe Biden.
/REL/