Skip to content
Kryesore

75-vjeçari tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, shpëtohet nga dy efektivë

· 1 min lexim

Dy efektivë të Policisë Vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, kanë shpëtuar një 75-vjeçar që po tentonte të vetëmbytej në ujërat e lumit Buna.

Shtetasi i moshuar i identifikuar si shtetasi Bahri Gërbeti,ishte hedhur në lumë për të humbur jetën për shkak të problemeve personale.

Pas një telefonate të qytetarëve, dy efektivët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pa hezituar, u hodhën në ujë për të shpëtuar 75-vjeçarin.

Menjëherë pas shpëtimit, ai u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.

Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.