Skip to content
Politikë

7 protestues të opozitës para gjykatës për masën e sigurisë

· 1 min lexim

Shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në Tiranë kanë dalë para gjykatës për të njohur masën e sigurisë.

Të arrestuarit janë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Ata janë përballur me akuza për veprat penale: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit,” “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme,” “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësve të rendit publik,” “Prishja e rendit dhe qetësisë publike,” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale.

Gjatë seancës, familjarët e të arrestuarve dhe Klevis Balliu kanë mbështetur protestuesit.