Skip to content
Kryesore

68-vjeçari humb jetën gjatë ekspeditës së gjuetisë

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Perrollaj, në zonën e Hasit, ku është gjetur pa shenja jete një 68-vjeçar, H. U., i cili kishte dalë për një ekspeditë gjuetie.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se ai ka pësuar një aksident, duke u vetëvrarë aksidentalisht me armën e tij të gjahut.

Arma e gjahut, e licencuar dhe e poseduar me leje, është sekuestruar nga autoritetet për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia ka njoftuar se arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe hetimet janë në vazhdim.