Skip to content
Të Gjitha

67 vjeçari me motor përplaset me bagëtitë, në gjendje të rëndë në spital

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë është rregjistruar pasditen e sotme në Sarandë, ku bëhet me dije se një 67-vjeçar është përplasur me disa bagëti të imta dhe si pasojë ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Personi tjetër që ka qenë në motorr me 67-vjeçarin është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur  “Ura e Bogazit”,  një motomjet  është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/GazetaReforma.com/