Skip to content
Të Gjitha

63-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë: “S’kemi bukë të hamë!”

· 2 min lexim

Xhevair  Gjozi banues në qytetin e Beratit, ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e sotme.

63-vjeçari nga lagjja “Çelepias” i ka vënë flakën vetes pasi është lyer me benzinë.

E gjitha kjo ka ndodhur në lulishten e lagjes ku ai banonte dhe kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar patrullën më të afërt të policisë që e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, thekson “balkanweb”.

Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spital dhe mjekët deklarojnë se i moshuari ka djegie të shkallës së dytë në të gjithë pjesën e poshtme të trupit.

Shkak për këtë ngjarje, janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat çifti Xhevair dhe Zhaneta Gjozi jetojnë.

Ata nuk kanë bukë hanë, por dyshohet se ai ka edhe probleme të tjera.

Bashkëshortja e tij shprehet se Xhevairi “është i sëmurë dhe nuk merr asnjë kemp nga shteti”.

Prej vitesh ajo kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qendra të specializuar për kujdesin e tij.

Apeli që bën Zhaneta është që shteti  t’i lidhi një pension ose kemp pasi të dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar.