Skip to content
Të Gjitha

6 pacientë humbin betejën me virusin COVID-19, publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar shifrat për COVID-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.

Në deklaratën për mediat dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID 19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID19.

Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.Gjithashtu nuk e kanë fituar betejën me këtë virus edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)
Testime totale 67057

Raste pozitive 10102
Raste të shëruara 5976
Raste Aktive 3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2054
Durrës 466
Shkodër 296
Lezhë 204
Elbasan 154
Korçë 135
Kukës 129
Vlorë 125
Fier 113
Berat 69
Dibër 35
Gjirokastër 34