Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

6 Janari, Dita e Ujit të Bekuar

08:56 06/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
6 Janari, Dita e Ujit të Bekuar

Dita e Ujit të Bekuar kremtohet çdo vit më 6 janar dhe përbën një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë. Kjo festë përkujton pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan nga Joani Pararendësi.

Sipas ungjillit, në çastin e pagëzimit të Krishtit, qiejt u hapën dhe një zë hyjnor dëshmoi:

“Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur”. Nga ky moment buron besimi se uji i bekuar është simbol i pastrimit shpirtëror dhe i shenjtërimit të besimtarëve.

Pas ceremonisë së shenjtë në Kishë, rituali përfshin hedhjen e kryqit në ujë, ku besimtarët hidhen për ta kapur, si një akt simbolik që shpreh pastrimin dhe ndriçimin shpirtëror.

Historiku i festës

Në fillimet e saj, kjo festë quhej “Shfaqja e Perëndisë” dhe përfshinte disa ngjarje kyçe të jetës së Krishtit: Lindjen, adhurimin nga Magët, rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si dhe pagëzimin në lumin Jordan. Me kalimin e kohës, Dita e Ujit të Bekuar u veçua si një festë më vete, e cila kremton pikërisht pagëzimin e Krishtit dhe shfaqjen e tij si Mesia i shumëpritur.

Kjo festë ka lidhje të thella simbolike me traditat e hershme judaike dhe përmbushjen e tyre në fenë e krishterë. Në veçanti, ajo lidhet me Festën e Dritave, duke simbolizuar ardhjen e dritës hyjnore në botë.

Kuptimi i festës

Termi Epifani do të thotë “shfaqje” ose “zbulim i hyjnores”, ndërsa në librat e shërbesave ortodokse, festa njihet edhe si Theofani, që përkthehet “shfaqja e Perëndisë”. Kjo ditë thekson shfaqjen e Krishtit si Mesia dhe si Biri i Perëndisë, njëri prej personave të Trinisë së Shenjtë – së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Në momentin e pagëzimit, Krishti identifikohet me njerëzit dhe mëkatarët, duke u zbuluar si “Qengji i Perëndisë që ngre mëkatin e botës” dhe si i “Dashuri i Atit”, i dërguar për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet. Në këtë ngjarje ndodh edhe epifania e Trinisë së Shenjtë: Zëri i Atit dëshmon për Krishtin, ndërsa Shpirti i Shenjtë shfaqet në formën e një pëllumbi.

Himni kryesor i festës përmbledh këtë epifani hyjnore:

“Kur pagëzoheshe në Jordan, o Zot, atëherë shfaqja e Trinisë së Shenjtë u zbulua, zëri i Atit të dëshmoi si Bir të dashur, dhe Shpirti i Shenjtë në formë pëllumbi e vërtetoi këtë me siguri. O Krisht Perëndi, që u shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi Ty!”

Kjo festë simbolizon dritën e Perëndisë që ndriçon mbi gjithë botën dhe uji i bekuar bëhet mjet pastrimi, shenjtërimi dhe rilindjeje shpirtërore për besimtarët në Krishtin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: uji i bekuar

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Vëllezërit Hasa dalin sot para gjykatës për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër

Shkak një lidhje dashurie?/ Atentati ndaj Ramazan Mataj, zbardhet pista e hetimit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English