Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“5D”/ Ortakët fituan 89 mln lekë me fatura fiktive, SPAK zbardh skemën

15:02 09/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kompania “5D”, e cila ndodhët në sekuestro nga SPAK rezulton se ka lëshuar edhe fatura fiktive. Përmes kësaj skeme Prokuroria argumenton se ortakët faktik kanë siguruar në mënyrë të paligjshme të paktën 89 milionë lek.

Në dosje evidentohet fakti se kjo shoqëri ka transaksione financiare me shoqërinë “Allmeta 02”, i regjistruar me ortak të vetëm Blerim Allmetën.

Nga hetimet  rezulton se kjo shoqëri më herët ka pasur emrin “CACI shpk”, ku administrator ka qenë Ilir Allmeta, vëllai i Blerim Allmetës.

Ky i fundit rezulton person me konflikt me ligjin për shkak se është gjetur në shkelje për krijimin e skemave mashtruese me TVSH.

Nestori Muhametllari rezulton se kishte komunikime vetëm me Ilir Allmetën dhe jo me ortakun e vetëm të shoqërisë Blerim Allmetën.

Nga të dhënat rezulton se “5D konstruksion” ka realizuar 66 transferta bankare në drejtim të shoqërisë “Allmeta 02” me një vlerë totale 120.289.975 lekë. Këto pagesa janë në formën e blerjeve të realizuara nga “5D”-ja.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj, shumat provohet edhe nga kontrolli  i bërë në SPAK në zyrat e “5D”-së ku janë zbuluar faturat.

Lidhja e ngushtë e administratorit të “5D”-së, Nestor Muhametllari me Ilir Allmetën është provuar edhe nga telefonatat dhe mesazhet.

Sipas hetimeve, mes Muhametllarit dhe Allmetës ka pasur 676 telefonata.

Nestor Muhametllari i tregonte Allmetës se kur duhet që të kryhej tërheqja e parave dhe se kur ai do t’i dorëzojë shumat monetare.

Në disa raste Muhametllari i thotë Allmetës që të presë fatura tatimore ndaj shoqërisë “5D”, kjo e fundit ka cilësinë e blerësit.

Sapo fondet kalonin  në llogarinë bankare të shoqërisë, Ilir Allmeta bën tërheqjet e parave në “cash” dhe fondet depozitohen në arkën e kompanisë “5D”.

Në përfundim është provuar se “5D Konstruksion” ka paguar “Allmeta 02” për fatura tatimore fiktive dhe shumat monetare të transferuara nëpërmjet llogarisë bankare për pagesën e faturave fiktive janë rikthyer sërish në arkën e shoqërisë.

Nga dokumentacioni i sekuestruar dhe mandatet e pagesave të kryera, është provuar se pasi shumat monetare janë kthyer në shoqëri kundrejt mandat-arkëtimeve, ato i janë dhënë ortakëve të shoqërisë.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet faturave dhe kryerjes së pagesave fiktive, SPAK thotë se nga llogaria bankare e “5D”-së janë nxjerrë 89.138.200 Lekë, shumë e cila ishte arkëtuar përsëri në llogarinë e shoqërisë në gjendje cash.

Për dosjen “5D”, SPAK thotë se pronarë de facto janë  dy ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato që ndodhen në masën e sigurisë arrest në burg./Marrë nga Ora News.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dosja 5D

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Horoskopi sot: 11 Gusht 2025

Horoskopi sot: 11 Gusht 2024

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English