Skip to content
Të Gjitha

“Të paçim komandant, djemtë e krimit po ta ndjekin këshillën”, gazetari Hoxha ironi Ramën për atentatin e Ardian Çapjas

· 2 min lexim

Pas atentatit që i është bërë Ardian Çapjas në Elbasan, ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ky i fundit ka komentuar ngjarjen duke risjellë në kujtesë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, të vitit 2018, i cili menjëherë pas vrasjes në ish-bllok tha se bandat le të vazhdojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit.

Hoxha në këtë reagim shprehet se djemtë e krimit po ia ndjekin këshillën të parit të qeverisë.

 Reagimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë ta hanë kokën e njëri-tjetrit, që ta dish ti, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë.

Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…

Të vrasin njeri-tjetrin, ta bëjnë ata, dhe janë të lutur ta bëjnë”… Të paçim, komandant, po ta ndjekin këshillën.

Atë po bëjnë. Po hanë kokat e njëri-tjetrit dhe nuk po ngopen se ngrëni kokat e njëri-tjetrit…

Kur agjencitë e zbatimit të ligjit, kthehen në agjenci funerale, normale që zjarrfikësit do plagosen duke fikur zjarrin e makinës se atentatorëve, pasi janë larguar nga vendi i krimit…”.

Ditën e sotme Ardian Çapja ka rënë pre e një atentati të tretë, ku është qëlluar me snajper në shpatull.

I plagosur ka ngelur edhe zjarrfikësi Dash Muhaxhiri, i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

Për fat të mirë, zjarrfikësi është në gjendje të mirë për jetën.