Skip to content
Kryesore

55-vjeçar i dënuar nga GJKKO arrestohet në Gramsh

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar në Gramsh, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

I dënuari, L. H., kishte mbetur për të vuajtur edhe 7 muaj nga dënimi.

Në një tjetër ngjarje, komisariati i Policisë Elbasan ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., 31 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që ia kishte caktuar gjykata për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.