Skip to content
Të Gjitha

50 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 42 numri i viktimave nga Covid-19

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë raportoi 50 raste të reja në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Një tjetër pacient ka humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një 69-vjeçar nga qyteti i Krujës që vuante dhe nga leukoza akute.

Më tej bëhet me dije se ishte prej 10 ditësh i shtruar në spital dhe nuk arri që të mbijetonte.

“Një pacient 69-vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, shkruan ministria.

COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020)

Testime totale 22806

Raste pozitive 1838

Raste të shëruara 1114

Raste Aktive 682

Humbje jete 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317

Durrës 140

Shkodër 112
Vlorë 45

Fier 28

Lezhë 12

Elbasan 11

Korçë 10

Kukës 5

Gjirokastër 1

Berat 1