Skip to content
Të Gjitha

“5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet gjobvënësi i biznesmenit në Korçë

· 2 min lexim

Një biznesmen nga Korça është kërcënuar me jetë nga një 37-vjeçar, nëse nuk i jepte në dorë 5 mijë euro.

Mësohet se ditën e sotme është arrestuar 37-vjeçari E. L., i cili ka kërcënuar një biznesmen se do t’i merrte jetën nëse nuk i jepte shumën e 5 mijë eurove.

Biznesmeni është kërcënuar me thikë nga 37-vjeçari i cili tashmë është arrestuar.

Mësohet se 37-vjeçari është një emër i njohur për policinë e Korçës, pasi akuzohet për disa vepra të tjera penale. Ai akuzohet edhe për “Vrasje me paramendim”.

Njoftimi i policisë:

Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro. Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.

Autori me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale ‘V*asja me paramendim’.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale ‘V*asja me paramendim’.

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.