Skip to content
Kronikë

40 ditë burg për mësuesin pedofil në Tepelenë, ja lidhja e fortë e Kleanth Laçit me PS-në

· 2 min lexim

Para katër ditësh, Kleanth Laçi mësues i Edukimit Fizik në një shkollë në Telepenë u dhunua pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.  Ishtë vëllai i një prej nxënësve që ishte kthyer nga emigrimi me qëlllimin kryesor, “ndërshkimin” e mësuesit pedofil.  Ndërkohë që teksa arsimtari ndodhet pas hekurave, të tjera detaje janë zbardhur mbi angazhimin e tij politik.

Kleanthi Laçi rezulton të jetë këshilltar i PS-së në Bashkinë e Tepelenës, ndërkohë që ai është pezulluar nga detyra si mësues deri në zbardhjen e ngjarjes, raporton “Ballkan Web”.  Kleanthi Laçi u dhunua nga 3 persona, mes tyre vëllai i një prej nxënëseve, dhe përfundoi në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë që është liruar nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës Alvi Gumeni, i vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik.

Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e të riut emigrant, pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit 59-vjeçar. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.

Në dëshminë e dhënë gjatë ditës së martë (17 janar), Laçi mohoi të kishte ndonjë konflikt me dikë dhe deklaroi se nuk i njihte autorët të cilët e dhunuan. Ai tha se nuk kishte asnjë lloj ideje se përse mund të ishte dhunuar.

Por 29-vjeçari i arrestuar, vëllai i njërës prej nxënëseve të ngacmuara seksualisht nga Kleanth Laçi deklaroi në polici se ishte kthyer nga emigracioni, pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi i fizkulturës e kishte ngacmuar.

Për arrestimin e Kleanth Laçit, mësuesit të fizkulturës në shkollën 9-vjeçare ka folur edhe drejtoresha e kësaj shkolle. Në një prononcim për mediat, ajo tha se për rastin hetohej , ndërsa shtoi se Kleanth Laçi ishte pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, duke shtuar se nuk kishin vënë re sjellje të çuditshme nga ana e tij në shkollën 9- vjeçare.