Skip to content
Kryesore

4 persona dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi/ Mjeku i Traumës: Është rëndë!

· 1 min lexim

Mjeku i spitalit të Traumës në Tiranë, Sokol Mëngjesi deklaron se gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e rëndë. Mjeku shtoi se dëmtimet avokati i ka marrë në kokë. Megjithatë, parametrat i ka stabël.

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesit, doktori Gjovalin Bushi: “Ndodhet në gjendje të rëndë”

Autorët e dhunës ndaj avokatit

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia. Po ashtu organizator i sulmit Dritan Nano është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim.