Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

4 pacientë të djegur të gjallë në Spitalin Amerikan, por çështja mbyllet pa asnjë fajtor/ Familjarët zbulojnë shkeljet

15:55 06/02/2019
Reading Time: 4 min lexim

Dy vite pas ngjarjes tragjike në Spitalin Amerikan në Laprakë ku 4 persona u dogjën të gjallë në repartin e hemodializës pas një zjarrvënieje të qëllimshme, Prokuroria e Tirans ka mbyllur çështjen duke lënë ngjarjen pas asnjë fajtor. Vendimi është marrë nga prokurori Robert Kote, i cili me një kërkesë të drejtuar ndaj gjykatës së Tiranës, ka kërkuar pushimin e hetimeve pasi Lefter Canaj, personi i cili më 25 korrik 2016 spërkati me benzinë pacientët në spital dhe u vuri flakën, gjithashtu ka ndërruar jetë dhe rrjedhimisht akuzat penale mbi të, shuhen.

Këtë argument e ka mbështetur gjyqtari Ardian Kalia i cili më 20 tetor 2018, ka miratuar mbylljen e çështjes në fjalë. Por a do të ishte vetëm Lefter Canaj i pandehur në ngjarjen tragjike ku përveç tij humbën jetën dhe tre persona të pafajshëm të cilët ndodheshin në spital për të kryer shërbimin e hemodializës?

Si në çdo incident të ngjashëm, hetimet do duhej të shtriheshin edhe në anën teknike, ku ekspertë të fushës duhet të analizonin sistemin antizjarr që në rast funksionimi ndoshta mund të kishte shmangur tragjedinë, por një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur. Gjatë hetimeve, prokurori Robert Kote ka bërë të ditur se sistemi antizjarr ishte instaluar që në korrik të 2015-ës nga kompania “Global Net” dhe ishte brenda garancisë. Mirëpo, sipas familjarëve të viktimave, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Familjarët e viktimave Hanife Mali dhe Sanije Sulaj, kanë rrëfyer për “Shqiptarja.com” se në godinën kryrsore sistemi antizjarr ka qenë prezent, por në repartin e hemodializës, që ishte përshtatur për këtë shërbim pasi kishte qenë magazinë, nuk kishte asnjë mjet për shuarjen e flakëve.

“Po në godinën kryesore kishte sistem antizjarr dhe i paisur me sensorë kundër tymit, por në repartin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur asnjë mjet kundër shuarjes së zjarrit. Ai ambjent ishte përshtatur nga Spitali Amerikan si repart hemodialize, por në fakt aty kanë qënë disa magazina të vjetra të spitalit Ushtarak.”-shprehet djali i së ndjerës Sanije Sulaj, deklarata e së cilit pohohet edhe nga bashkëshorti i viktimës tjetër, Hanife Mali.

Sakaq, një deklaratë e drejtuesit të departamentit të mirëmbajtjes në Drejtorinë Operacionale të Spitalit Amerikan, Petrit Polovina, është siguruar nga “Shqiptarja.com” dhe në të ai shprehet: “… kam filluar punë në 1 shtator 2015 dhe në këtë repart janë bërë të gjitha instalimet të reja si sinjalizim i zjarrit, rrjeti elektrik, rrjetit hidraulik dhe aparatura mjekësore dhe konkretisht sistemi i sinjalizimit të zjarrit është montuar në 25 qershor 2015 nga kompania “Global Net” dhe ka qënë brenda garancisë dhe janë vendosur dhe sensorë tymi ku ka premise zjarri…”.

Por deklarata e Polovinës në Prokurori ngre dyshime, pasi siç shkruan “Shqiptarja.com”, në pamjet filmike të publikuara nga “Report Tv” nga momenti i tragjedisë, nuk shihen në asnjë moment shenja uji, çka ngre dyshime për funksionimin e sistemit antizjarr, nëse ai vërtet ndodhej në ambientet e hemodializës.

Gjithashtu, gjatë hetimeve, përfaqësuesit e Spitalit Amerikan kanë dorëzuar procesverbale në të cilët deklarohej se stafi i spitalit ishte trajnuar për procedurat që duheshin ndjekur në rast të rënies së zjarrit dhe evakuimit, por siç shihet qartë në filmimet e momenteve të tragjedisë, asgjë nuk duket se ka funksionuar. Mesa duket Prokuroria e Tiranës e ka anashkaluar hetimin në këtë aspekt të ngjarjes, çka ngre dyshime për një standart të dyfishtë.

Kjo ngjarje rikthen në vëmendje fitimin e koncensionit të hemodializës me një vlerë prej 63.5 milionë eurosh në vitin 2015 me një afat 10 vjeçar nga Spitali Amerikan në bashkëpunim më kompaninë farmaceutike “Evita”, të dhënat e së cilës asokohe u bënë temë diskutimi. Kjo pasi kompania në fjalë, me pronësi të Majlinda Fetiut, kushërirë e pronarit të Spitalit Amerikan, sipas “BIRN”  fillimisht rezultonte me adresë në një kafene në Berat, e më pas në katin e dytë të godinës së Spitalit Amerikan në Tiranë.

Për më tepër, në shtator të 2016-ës, vetëm dy muaj pas tragjedisë në repartin e hemodializës, Majlinda Fetiu, e cila nuk rezulton të ketë as arsimim në fushën e farmaceutikës apo shëndetësisë në përgjithësi, shet aksionet e saj në kompaninë “Evita” për shumën qesharake të 30.1 milionë lekëve, një veprim ky tepër i dyshimtë, krahasuar me të ardhurat e majme prej dhjetra miliona eurosh që siguronte kjo kompani.

Kompania “Evita” gjithashtu u shpall fituese e koncensionit të hemodializës ndonëse oferta e saj ishte e dyta më e shtrenjta, ndërmjet 8 kompanive konkurrente.  Sipas dokumentave, kriteri që shpalli fitese kompaninë në fjalë ishte “eksperiencë gjatë tre viteve të fundit” që konsisiton në numrin e pacientëve të trajtuar në tre vitet e fundit dhe aspak në cilësinë e shërbimit, gjë që ngre edhe njëherë dyshime për një fitues të paracaktuar të koncensionit për shkak të lidhjeve të bizneseve me qeverinë. Një gjë e tillë duket se e ka favorizuar Spitalin Amerikan edhe gjatë hetimeve për vdekjen e 4 pacientëve në zjarrvënien në repartin e hemodializës, që duket se do të vijojë të mbetet pa një fajtor./gazetareforma

Etiketa: spitali amerikan

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

“Është bërë keq”, dalin përgjimet e kreut të grupit Dritan Gramozi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.