Skip to content
Kronikë

36-vjeçari gjendet i pajetë në Korçë, detajet e para

· 1 min lexim

Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë me qira në lagjen nr. 12, Korçë, nga punonjësja e mirëmbajtjes. Sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Policia po heton për zbardhjen e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të rastit nën drejtimin e Prokurorisë.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.