Skip to content
Të Gjitha

33-vjeçari aksidentohet me motor, ja gjendja e tij

· 1 min lexim

Një aksident me motor është regjistruar në Durrës ku një 33-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.

Policia bën me dije se ai është në spital, nën kujdesin e mjekëve teksa nuk jep detaje më shumë për gjendjen e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.