Skip to content
Kronikë

32-vjeçarja hodhi foshnjën në lumë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja “thriller” në Shkodër

· 2 min lexim

Ditën e djeshme, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Orjana Gremin, e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur para disa ditës

Ndërkohë që “Ballkan Web” ka zbardhur detaje të reja ku bëhet e ditur se e reja ka pasur dilemë për ta mbajtur apo jo fëmijën.

Më pas 32-vjeçarja ka ndërmarrë aktin e  rëndë, pa lindjes e ka mbështjellë foshnjën me një batanije dhe e ka lënë në lumin Kir.

“Ajo fillimisht ka vendosur ta mbajë fëmijën. Por më pas, 32-vjeçarja ka ndërmarrë aktin e  rëndë, pa lindjes e ka mbështjellë foshnjën me një batanije dhe e ka lënë në lumin Kir. Në polici ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta mbajë dhe kjo ka qenë edhe arsyeje që e ka lënë në lumë. Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ku u mbajt seanca nuk ka folur asnjë falë dhe është shfaqur në gjendje të rënduar shëndetësore. Orjana jetonte me dajën e saj. Sa i përket babait të foshnjës është ende e paqartë se kush mund të jetë, pasi 32-vjeçarja nuk ka dhënë detaje rreth kësaj. Në gjykata ka qenë e pashoqëruar në gjykatë. Është mbrojtur nga një avokat i ofruar nga shteti”, raporton Ballkan Web.