30 raste abuzimesh seksuale në 6 muaj, psikologia: Është rritur numri i denoncimeve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto ditë në mediat shqiptare, disa raste shqetësuese kanë tronditur dhe opinionin publik shqiptar.

Në mbrëmjen e 9 korrikut në emisioni investigative ‘Fiks Fare”, u transmetua një  rast ku babai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij për 3 vite me radhë. E jo më larg se dje, një tjetër rast i rëndë qarkulloi në internet se mësuesi kishte abuzuar me një 11-vjeçare në një fshat të Gjirokastrës për tre vite me radhë po ashtu.

Bëhet me dije se në gjastë muajt e parë të këtij viti, në qarkun e Tiranës, janë evidentuar dhe pasqyruar 29 raste të abuzimeve seksuale, ku 16 persona janë arrestuar.

“Report Tv” ka intervistuar psikologen e Policisë së Tiranës, Besmira Muçën, ku është shprehur se vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të denoncimeve përsa i përket abuzimeve seksuale.

Muça shprehet se mosha më e prekur nga abuzimet janë minorenët, ndaj edhe në numër oficerësh policie janë trajnuar në Akademinë e Sigurisë për mënyrën sesi duhet trajtuar një vepër e tillë penale.

Muça në këtë intervistë është shprehur më tej se gjatë periudhës 6 mujore të vitit 2019, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka evidentuar 29 raste të abuzimeve seksuale, 26 prej të cilave janë zbuluar dhe janë arrestuar 17 autorë të këtyre veprave penale. Për këto krime seksuale, autorët kanë qenë brenda dhe jashtë familjes së personit të abuzuar.

Abuzimet seksuale janë të rënda në një shoqëri, ndaj edhe traumat që ky fenomen sjell janë po ashtu të mëdha. Disa abuzime seksuale, sipas Muçës, kanë ndodhur si në kryeqytet por edhe në zonat rurale.

“Nëse do të bëjmë një analizë krahasuese të vitit 2018, janë regjistruar 40 raste gjithsej të abuzimeve seksuale, nuk flasim këtu vetëm për minorenë, por edhe për persona të rritur. Në vitin 2017 janë 39 raste të regjistruara nga të cilat janë zbuluar 37 nga policia. Pra shohim një rritje të lehtë të denoncimeve që qytetarët kanë bërë në polici. Pjesa më e madhe e viktimave, e personave që janë abuzuar janë minorenë, por ka pasur edhe raste kur viktimë kanë qenë fëmijët”, shprehet psikologia.

Në fund të intervistës, ajo u ka bërë thirrje vajzave, grave por edhe djemve që t’i drejtohen policisë sa herë që ata ose ato ndiejnë se po abuzohen seksualisht nga dikush, qoftë ky edhe pjestar i familjes së tyre.

Për pjesën e konfidencialitetit, psikologia shprehet se rasti do trajtohet me kujdes dhe ndihma do jepet nga organizata qeveritare dhe joqeveritare, për t’u kujdesur sa më shumë për personin i cili ka rënë viktimë e një abuzimi seksual.

Shpërndaje
Share.

Komento