Një skemë abuzimi është zbuluar në Bashkinë e Korçës, ku dy drejtues – një përgjegjës dhe një specialist – janë akuzuar për shpërdorim detyre, duke shkaktuar një dëm prej 30 milion lekësh. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, hetimet kanë zbuluar se ka pasur shkelje në procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit për rreth 20 subjekte. Në veçanti, këta zyrtarë dyshohen se për motive përfitimi, kanë lëshuar leje ndërtimi për ndërtime të deklaruara si banimore, të cilat më pas janë përdorur për qëllime tregtare. Norma e taksave për infrastrukturë për ndërtimet rezidenciale është 3% e vlerës së investimit, ndërsa për ato tregtare ose të shërbimit, taksa rritet në 8%, duke treguar një diferencë të qartë në kostot e ndikimit që duhet të paguhen bazuar në përdorimin e objektit.
Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione
Ish-deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, i cili më 23 maj pritet të jetë kandidat...








