24-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në makinë, zbulohen dyshimet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në makinën e tij. Makina e 24-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije ka qenë e parkuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Dona Di Piave në Itali.

Dyshimet e para të policisë janë se i riu ka humbur jetën si pasojë e mbidozës me drogë. Pritet që rezultatet e autopsisë të japin shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Shqiptari, emri të të cilit nuk bëhet me dije jetonte në zonën e Pordenones.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se ku e blinte drogën 24-vjeçari dhe nëse i është ngritur ndonjë kurth nga bashkëpunëtorët e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento