Skip to content
Kryesore

222 doza kokainë, arrestohet shpërndarësi i drogës në Vlorë

· 1 min lexim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 45-vjeçar, Albert Bani, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ky arrestim u realizua në kuadër të operacionit të koduar “White Snow”, pas një hetimi të thelluar. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bani, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia sekuestruar 222 doza kokainë, një peshore elektronike për ndarjen e dozave, dy aparate celularë dhe një automjet.

Hetimet tregojnë se Bani ka shpërndarë kokainë në disa zona të qytetit të Vlorës dhe ka fituar shuma të mëdha parash nga shitja e lëndëve narkotike.