Skip to content
Kryesore

21-vjeçarja goditet me sende të forta në Tiranë

· 1 min lexim

Një 21-vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital ditën e djeshme, duke pretenduar se është goditur me sende të forta nga një person në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë.

Policia njofton se autori është identifikuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.